7.7 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Cilat ishin reagimet për plagosjen e Azem Vllasit

Ende pa u arrestuar personat e dyshuar për plagosjen e Azem Vllasit, në rrjetet sociale plasën komentet dhe pistat e mundshme të aludimeve se kush dhe çka e shtyu atentatorin të gjuajë mbi avokatin, raporton KTV.

Tashmë të dyshuarit po mbahen në paraburgim, por komentet nga më të ndryshmet kanë vazhduar edhe të tilla që janë linçuese dhe hedhin vrer mbi avokatin Vllasi dhe të kaluarën politike të tij.

Njëra nga mundësitë e arsyes së atentatit u tha të jetë libri i tij, i cili paraqet qëndrimin e ish-liderit komunist dhe pikëpamjet e tij për ndërtimin e shtetit të Kosovës. “Kosova: Fillimi që nuk harrohet”, i botuar nga “Botimet KOHA” ditë më parë, sipas redaktorit të librit, është i koncentruar në dramën që e përjetoi Kosova nën regjimin serb e nga sundimtarët serbë.

Po ashtu në këtë libër, Vllasi mbron qëndrimin e tij se ka qenë i pakuptimtë modeli i preferuar për ndërtimin e shtetit të Kosovës sipas Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe ideologjisë së Partisë së Punës.

Ndërkohë, siç ndodh rëndom në shoqërinë tonë, të gjykohen e linçohen personat që kanë qenë pjesë e strukturës shtetërore të ish-Jugosllavisë, nuk është kursyer as Azem Vllasi.

Të shumta kanë qenë komentet negative dhe thirrjet për vrasjen e tradhtarëve. Kryesisht kanë qenë aktivistë të Vetëvendosjes, që në një mënyrë kanë përshëndetur aktin e Murat Jasharit.

Një nga ta është Nazmi Berisha, aktivist i kësaj lëvizjeje, i cili ka shkruar në Facebook se edhe po të vdiste Azem Vllasi, nuk do të ndjente keqardhjen më të vogël.

Partia në qendër e dënon rastin, e megjithatë thotë se duhet të kihet parasysh edhe lidhja e këtyre personave me të kaluarën e vështirë dhe gjendjen emocionale të tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img