Një studim ka treguar lidhjen në mes të disa ilaçeve dhe rrezikshmërisë për çrregullime mendore.
Në Britani, 1.5 milionë njerëz kanë gjasë që të përdorin ilaçe kundër depresionit ato për Parkinson si dhe për probleme urinare.
Studiuesit nga Universiteti East Anglia pas një hulumtimi kanë gjetur se rastet e çrregullimeve mendore, ishin më së shumti prezente tek pacientët që kishin konsumuar ilaçe të tilla.
Megjithatë ekspertët kanë paralajmëruar se nuk do të duhej të ndalohej përdorimi i tyre, pasi përfitimet janë shumë më të mëdha se sa dëmet.
Ky studim gjithashtu ka treguar se nuk ka ndonjë rrezik nga ilqet që përdoren për të trajtuar sëmundjet e lehta si temperaturë apo dhimbje të barkut.
/PrishtinaPress/