14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Cila ishte “brenga” e DASH-it ndaj Qeverisë: Aksioni në veri minon perceptimin se po veprohet me vullnet të mirë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për kritikat e Departamentit të Shtetit dhe vendeve të QUINT-it, për aksionet e Policisë së Kosovës në veri të vendit. Sipas tij, ato nuk janë kritika, por janë brenga që shprehin partnerët e Kosovës. Ai ka thënë se policia po menaxhon mirë situatën në veri të vendit.

Ministri Sveçla ka thënë se nuk janë kritika por janë brenga të partnerëve ndërkombëtarë, anipse qeveria është kritikuar në vazhdimësi për aksionet e ndryshme në veri të vendit.

“Nuk ka kritika, ka brenga të cilat kohë pas kohë ata i shfaqin. Ne bashkëpunojmë ngushtë më të gjithë, i kuptojmë brengat e tyre, por po ashtu qeveria e Republikës së Kosovës ka obligim qoftë ndaj gjeneratave të tanishme, por edhe brezave të ardhshëm që njëherë e përgjithmonë situatën atje ta stabilizojë në të mirë dhe rendit e ligjit”, ka thënë Sveçla.

“Atje është qetë është situatë e brishtë, por Policia e Kosovës është tregu jashtëzakonisht e zonja që të menaxhojë dhe të ballafaqohet me të gjitha sfidat”, ka thënë Sveçla.

Më tej, Sveçla ka folur fjalë të mira për organet e rendit për menaxhimin e situatës në komunat veriore.

“Me përvojën e fituar me kapacitete të angazhuara mbi të gjitha me vullnetin e pashoq të secilit pjesëtarë të Policisë së Kosovës, cilado sfidë e ardhshme do të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Policia atje është duke siguruar rend dhe ligj për të iu shërbyer qytetarëve”, ka thënë ministri Sveçla.

Ndërkohë nuk është vetëm Sveçla i cili i është përgjigjur ndërkombëtarëve për aksionet në veri të vendit.

Kritikat e DASh-it

Por, Departamenti amerikan i Shtetit, në reagimin rreth aksionit në veri ishte shprehet i zhgënjyer se Qeveria e Kosovës ‘nuk ishte i koordinuar’.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të adresojë nevojat themelore të të gjithë qytetarëve të saj – duke përfshirë ato të minoritetit serb – të ndikuara negativisht nga ndryshimet e fundit në rregulloren për monedhat”.

Policia e Kosovës aksionin e tyre në veri të vendit, ku u mbyllën gjashtë njësi të të ashtuquajturës “Banka Postare Kursimore”, kishin konfiskuar prova materiale, në mesin e tyre euro, dinar e dollar.

Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë; Rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinarë, rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikan, rreth 40 dollarë australian.

Kosova dhe Serbia ishin pajtuar të bisedojnë në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për çështjen e pagesave por pa sukses edhe pas shtatë takimesh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img