Një çiklist ka vdekur sot gjatë ditës në rrugën Prishtinë-Podujevë, si pasojë e një aksidenti.
Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar edhe më herët.
Çiklisti dyshohet se u godit nga një kamion në lëvizje.
Kështu deklaroi për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Si pasojë viktima nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti për Klankosova.tv