-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Cikalleshi: Kualifikohemi në Europian nëse luajmë si një trup i vetëm – Bajrami: Tifozët na motivojnë

Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht sot përgatitjet dhe stërvitjet në kuadër të dy ndeshjeve ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë, të vlefshme për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Në konferencën për mediat kanë dalë këtë të hënë sulmuesi Sokol Cikalleshi dhe mesfushori Nedim Bajrami, të cilët kanë folur për dy sfidat e rëndësishme që kuqezinjtë do të luajnë fillimisht ndaj çekëve në Pragë më 7 shtator ndërsa tre ditë më vonë ndaj Polonisë më 10 shtator në stadiumin ‘Air Albania’.

Sulmuesi Sokol Cikalleshi premtoi se Kombëtarja shqiptare do të japë maksimumin në këto dy ndeshje deçizive për kuqezinjtë ndaj Çekisë dhe Polonisë, ndërsa u shpreh se ëndrra e tij është që të arrijë sërish kualifikimin në finalet e një Europiani me Shqipërinë. Bomberi shqiptar komentoi situatën e mirë që po kalojnë të gjithë lojtarët e Kombëtares në klubet respektive, ndërsa foli edhe për fillimin e tij të mbarë në kampionatin turk me Koniasporin.

EURO 2016 dhe dy sfidat e ardhshme të Shqipërisë – Mendoj se ky grumbullim është ndër grumbullimet më të rëndësishme të Kombëtares gjatë gjithë këtyre viteve. Janë dy ndeshje që duhet të jemi shumë të fokusuar dhe angazhimi duhet të jetë maksimal. Për mua është kënaqësi e dyfishtë sepse e kam përjetuar një Europian dhe nëse do të përjetoj për herë të dytë, karriera me Kombëtaren do të kishte një kuptim tjetër. Shpresoj që si unë, ashtu edhe lojtarët e tjerë që e kanë arritur në 2016, të mundohemi të bëjmë diçka më shumë jashtë fushe për të dhënë mesazhin e duhur te grupi, që fokusimi dhe dhe angazhim të jetë maksimal.

Forma e mirë që po kalojnë sulmuesit shqiptarë – Jemi në fillim sezoni dhe të gjithë sulmuesit e kanë nisur mirë me gola. Kemi bërë detyrën dhe kemi marrë benefitet e asaj pune që kemi bërë gjatë fazave përgatitore. Për të pasur sukses duhet të funksionojnë të gjitha repartet dhe besoj që me përgatitjet që do bëjmë këto ditë, do bëjmë maksimumin që edhe në fushën e lojës në këto dy ndeshje, si sulmuesit, por edhe lojtarët e reparteve të tjera të japin maksimumin për të arritur fitoren dhe rezultatet pozitive në këto dy ndeshje. Vetëm duke dhënë 100% tonë, besoj se mund të arrijmë ato rezultate.

Fillimi i mbarë në Turqi – Ndihem mirë në Turqi. Është viti i 8-të. Është më e lehtë për mua, e kuptoj mirë ligën dhe kampionatin turk. Punoj çdo ditë me të njëjtin seriozitet dhe benefitet po i marr në fushën e lojës. Nuk duhet të ngutem të them që do të jetë viti im. E kam nisur mirë, por për të mbajtur vazhdimësinë është akoma dhe më e vështirë. Duhet të punoj akoma dhe më shumë. Nëse do kënaqem me fillimin e mbarë në Turqi, është gabim.

Sa të rëndësishme janë këto dy ndeshje? – Janë deçisive. Më e mira do të ishte të shënonim sa më shumë dhe të merrnim tre pikët dhe të ktheheshim të gjithë të gëzuar. Por nuk është kaq e lehtë sepse Çekia është një ekip shumë i mirë, që ka eksperiencë në Europë. Nuk do të jetë e lehtë dhe për këtë arsye angazhimi duhet të jetë maksimal. Në grumbullimin që kaloi, ne thjesht bëmë detyrat e shtëpisë. Ishin dy ekipe nën nivelin tonë, por nuk duhet të kënaqemi nga kjo arritje. Kjo është java që do të dalin burrat në shesh, duke nisur nga ne në fushën e lojës. Kemi nevojë për mbështetjen tuaj dhe të tifozëve. Si një trup i vetëm, ia dalim të plotësojmë ëndrrën që ne kemi. Të kualifikohemi në Europian. Mendoj se do të vuajmë shumë për të marrë rezultat pozitiv. Por jemi gati për këto dy sfida. Jemi në një moment të mirë. Fusha e lojës do ta tregojë. Angazhimi dhe shpirti në fushë nga ana jonë do të jetë maksimal, jua siguroj.

Golat ndaj Çekisë dhe Polonisë në të shkuarën – Goli që i kam shënuar Çekisë është një nga golat më të bukur të karrierës. Të përsëris diçka të tillë, do të ishte kënaqësi për mua. Ishte thjesht një miqësore. Nuk duhet të mbetem tek e shkuara. I kam shënuar edhe Çekisë, edhe Polonisë. Por Çekia ishte miqësore dhe goli ndaj Polonisë nuk kishte vlerë sepse u mundëm. Do preferoja, nëse unë apo dikush tjetër të shënojë gjysmë goli dhe të merrnim tre pikët, do ishte shumë me vlerë.

Sa i gatshëm është ekipi për këto dy sfida? – Janë pak ditë nga ndeshja e parë. Por mendoj që lojtarin e bën klubi dhe stërvitja që bën çdo ditë në klub. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe edhe pse kemi pak ditë me Kombëtaren, filozofinë e ttrajnerit e kemi marrë 100% thuajse. E kemi kuptuar se çfarë do nga ne. Kemi një stil loje që po e aplikojmë nga dita e parë deri tani. Besoj që edhe pse janë pak ditë, e dimë se çfarë kërkon trajneri. Thjesht duhet ta aplikojmë në fushë.

Motivimi për këto kualifikuese – Nuk jemi Kombëtare që e arrijmë Botërorin çdo 2-4 vite. Tashmë kemi mundësinë të realizojmë një ëndërr për ne, për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Ky është frymëzimi më i mirë. kemi arritur vetëm njëherë, kemi mundësi ta bëjmë sërish. Këto dy ndeshje janë më të rëndësishmet. Nuk dua të flas vetëm për ëndrrën për t’u kualifikuar. Mund të hapë punë ndeshja që është me Ishujt Faroe apo Moldavinë më vonë. Por duke qenë se ne kemi një objektiv të qartë, që ne duhet të kualifikohemi, atëherë ne duhet të nisim që nga ndeshja me Çekinë dhe të harrojmë ndeshjet e tjera. Në ndeshjen me Çekinë duhet të futemi për të mrrë rezultatin maksimal, për të marrë 3 pikët. Nëse nuk e arrijmë atë gjë, atëherë, duhet të mos dalim të humbur.

Pas Cikalleshit, interesimit të mediave për ndeshjen me Çekinë iu përgjigj Nedim Bajrami. Mesfushori, i cili aktivizohet në Itali te Sassuolo, theksoi se Kombëtarja kuqezi është gati për ndeshjen dhe do tentojë të marrë tre pikët. Për këtë duhet dhënë maksimumi në fushë. Bajrami foli edhe për aspektin personal dhe se sa e ka ndihmuar trajneri Silvinjo.

Protagonist në qershor, çfarë presim tani? – Isha shumë i lumtur që i shënova dy gola. Tani me Çekinë kemi një ndeshje shumë të vështirë. E dimë që është një kundërshtar fizikisht i fortë, por ne e përgatisim ndeshjen sa më mirë. Jemi të gjithë çunat gati dhe do e japim maksimumin për këtë ndeshje.

Çfarë ka ndryshuar këto muaj te Bajrami? – Kam folur edhe me trajnerin, më ka ndihmuar shumë. Më ka ndihmuar mentalisht dhe jam shumë i lumtur që ka ardhur Silvinjo këtu. Duhet të vazhdoj kështu, që në ndeshjen me Çekinë ta ndihmoj skuadrën edhe një herë. Me rëndësi është që të marrim tre pikët. Siç tha edhe Cikalleshi, nëse nuk i marrim tre pikët, rëndësi ka të mos humbim.

Ngacmimet me Asllanin dhe Ismajlin? – Flasim çdo ditë më Asllanin dhe Ardianin. Jam shumë i lumtur që tani edhe Berisha e ka gjetur skuadrën. Edhe dje luajti shumë mirë. Me rëndësi tani është ndeshja me Çekinë. Jemi të gjithë gati, të gjithë çunat kanë minuta në këmbë dhe kjo është me rëndësi për ne.

Mbështetja e tifozëve, presion apo motivim? – Besoj se nuk kemi presion, na motivon më shumë dhe jemi të lumtur që ata vijnë në stadium dhe na ndihmojnë.

Cili repart do ketë ngarkesën më të madhe ndaj Çekisë? – Të gjithë duhet të jemi në formë, nuk ka një lojtar ose dy lojtarë që e ndryshojnë lojën. E gjithe skuadra duhet të jetë në formë dhe ta përgatisim ndeshjen sa më mirë, të fusim shpirtin në fushë.

Çfarë kërkon trajneri? – Nuk kam folur ende me trajnerin, pasi kam ardhur dje, por besoj se të gjithë çunat jemi gati. Ta përgatisim ndeshjen sa më mirë, të japim maksimumin. E dimë që Çekia është e fortë fizikisht, por ne jemi gati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img