Site icon PrishtinaPress

Çifti që emocionoi të gjithë me fotot e dasmës tek varri i babait dëshmorë

Dasma e Bledi Bytyçi dhe Leonita Bujupi u bë virale ditë më parë.

Fotografitë e tyre të dasmës emocionuan të gjithë dhe u shpërndanë kudo.

Bledi, djali i dëshmorit Sylejman Bytyçi, zgjodhi që nusen së pari ta dërgojë tek varri i babait të tij dhe pastaj të vazhdojnë për dasmë tek të ftuarit.

Aty çifti realizoi një set fotografish dhe qëndruan rreth 1 orë.

Emocionet e kësaj dite ata i kanë rrëfyer në ‘’Era Verë’’ duke emocionuar edhe shikuesit e T7.

Bledi ishte vetëm 6 javë kur babai i tij, ushtar i UÇK-së, u vra teksa luftonte kundër forcave serbe.

Exit mobile version