Çifti në Mitrovicë sot ranë në Liqenin Akumulues: Ja kush dhe si i shpëtoi ata

71
Advertisement

Një çift ka rënë me veturë sot në Liqenin Akumulues në Mitrovicë.

Advertisement

Dy personat kanë mbetur në ujë për disa minuta, ndërsa për t’i shpëtuar ata ishte hedhur Lulzim Hasani, punëtor i restaurantit që ndodhet afër vendngjarjes.

Ai, bashkë me një shok, ishte hedhur në ujë për t’i shpëtuar myshterinjtë.

”Nuk hezitova, si për vëlla dhe motër timen. Vendosa të hyj dhe t’u ndihmojë atyre, sepse ishin në rrezik për jetë”, rrëfeu Hasani.

Ai i nxori personat nga uji bashkë me një shok të tij, ndërsa pohon se në atë situatë nuk e kishte ndjerë ujin e ftohtë të Ibrit në momentet e intervenimit.

”Kur kam hyrë më është mpirë trupi krejt por, qëllimin kryesor e kisha me i nxjerrë këta dy persona”, u shpreh ai.

Megjithatë, tregoi se më vonë ka pasur ethe dhe temperaturë.

Çifti që ra në ujë nuk pësoi lëndime.

Ndërsa për nxjerrjen e veturës së tyre jashtë, që besohet se kishte pasur problem me frerët, u përkujdesën zhytësit e klubit Trepça.

PostAdssFotoja e reklamës