Ka dështuar në mungesë të kuorumit, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal të Prishtinës, ku do të diskutohej Plani Zhvillimor komunal 2025-2033.
Në seancë nuk kanë shkuar asambleistët e PDK-së dhe të Vetëvendosjes.
Pas dështimi ttë seancës, aktivisti Dardan Sejdiu ishte i zëshëm duke i bërë pyetje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama se në cilat lagje dhe me cilat lagje e kanë diskutuar këtë plan.
“Kjo ka qenë puro politike që vetëm të zhagitet kjo çështje. Pikat që janë përmend aty, janë pika kur ne e kishim hapë këtë diskutim public. Nuk janë cështje për bllokadë” – tha Rama.
“Me cilat lagje e keni diskutu këtë plan? Veç keni thënë “lagje” – kurrgjë më shumë” – tha Dardan Sejdiu nga hapësira e gazetarëve.
Por aty, Përparim Rama e quajti dezinformues Sejdiun – i cili kritikon ashpër që ky plan të diskutohet pak muaj para zgjedhjeve komunale.
“Në të gjitha lagjet e kryeqytetit kemi pasë diskutime me publik. Ta qesim në miratim, jo sic dezinformon çifti i tij”, tha Përparim Rama.
Këtë plan rregullativ, po e kundërshtojnë një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë civile, për faktin se ata thonë se është bërë në mënyrë jotransparente dhe pa asnjë diskutim publik. Një arsye tjetër pse kritikohet plani, është se ai po vjen pak muaj para zgjedhjeve.