Site icon PrishtinaPress

Çifti i njohur ndahen pas shtatë vitesh martesë: Ishte vendim i vështirë

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello janë ndarë pas shtatë vitesh martesë, duke konfirmuar zërat se ishin në një krizë.

Në një prononcim për Page Six, çifti thotë se vendimi ka qenë i vështirë, ndërsa bashkërisht kanë kërkuar të respektojnë jetën e tyre private.

“Ne morëm vendimin e vështirë për t’u ndarë. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi thellësisht për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësi që të respektohet privatësia jonë në këtë moment kur hyjmë në këtë fazë të re të jetës sonë.”

Sipas një burimi tjetër, “Sofia dhe Xho janë ndarë prej disa kohësh dhe po largohen nga njëri-tjetri për të menduar për të ardhmen e tyre”.

Njoftimi i ndarjes vjen vetëm katër ditë pas ditëlindjes së Sofia Vergara-s, të cilën ajo e festoi në Itali me miqtë.

Exit mobile version