Site icon PrishtinaPress

Çifti e shfrytëzon karrocën e fëmijës për të vjedhur gjësende ushqimore në një market në Prishtinë (VIDEO)

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një market në kryeqytet, raporton Gazeta Sinjali.

Në pamjet që ka dërguar një sinjalizues i Sinjalit shihet një çift, që shfrytëzon karrocën e fëmijës për të mbushur me gjësende ushqimore, të cilat i vjedhin.

Pasi vjedhin disa produkte të caktuara, ata largohen ndaras nga marketi, fillimisht burri e më pas gruaja bashkë me karrocën.

https://sinjali.com/wp-content/uploads/2024/02/video-output-289F2582-D1C1-4728-B55F-6E6D2C0B325B.mov
Exit mobile version