Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një market në kryeqytet, raporton Gazeta Sinjali.
Në pamjet që ka dërguar një sinjalizues i Sinjalit shihet një çift, që shfrytëzon karrocën e fëmijës për të mbushur me gjësende ushqimore, të cilat i vjedhin.
Pasi vjedhin disa produkte të caktuara, ata largohen ndaras nga marketi, fillimisht burri e më pas gruaja bashkë me karrocën.