Përparim Hetemaj ka kërkuar të largohet nga Chievo, në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori i Chievos, Përparim Hetemaj ka kërkuar të largohet nga klubi.
Futbollisti kosovar ka marrë ofertë për largim nga Chievo në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit, raportojnë mediat italiane.
Hetemaj ka njoftuar Chievon se dëshiron t’i bashkohet rivalit nga Serie A, Parma, përcjell prishtinapress.eu
32 vjeçari është një prej futbollistëve kryesorë te Chievo, skuadër që vështirë se do ta sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit italian.