Site icon PrishtinaPress

Ciao Berto hapë shtigje të reja të dizajnit të interierit – arrin marrëveshje me Përparim Ramën nga 4M Group

Kompania prestigjioze e interierit, Ciao Berto, ka konfirmuar se po fillon një epokë të re sa i përket dizajnit të interierit.

Pikërisht Ciao Berto ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka arritur tashmë marrëveshje me arkitektin dhe dizajnerin e interierit ndër më të njohurit në botë, Përparim Ramën.

Rama është udhëheqës i kompanisë 4M Group, kompani që ka fituar çmime nërkombëtare për projektet e realizuara, ku ka përfaqësuar Kosovën për herë të parë në Bienalen e Arkitekturës në Venedik, ka fituar çmimin 2013 World Interior News për dizajnin e interierit të Hamam Jazz Bar, dhe është nominuar për çmimin prestigjioz 2019 Mies Van der Rohe Award.

Me publikime të shumta ndërkombëtare, Përparim Rama është i konfirmuar si një prej emrave më të respektuar të arkitekturës dhe të dizajnit interior, e këto publikime përfshijnë prezenca në media prestigjioze si The Times Newspaper, BBC, Rai, Building Design Magazine, Dezeen, ArchDaily, Architizer, dhe projektet e tij shtrihen në hiç më pak se 20 vende të ndryshme të botës.

Kompania Ciao Berto – me marrëveshjen e fundit beson se Përparim Rama dhe 4M Group do të sjellin inovacione në fushën e dizajnit interior, duke qenë se Ciao Berto ka një imazh prestigjioz sa i përket realizimit të projekteve të interierit.

Për të mësuar më shumë dhe për të pasuruar shtëpinë ose lokalin me interior vizitoni shouroomi-ne Ciao Berto në Shkabaj, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë.

Exit mobile version