Ciao Berto festoi 25 vjetorin bashkë me familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë, që janë meritë e këtij rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm.
Me rastin e përvjetorit, pronari i kompanisë Bashkim Krasniqi, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, klientët dhe bashkëpunëtorët, po ashtu një falënderim i vecantë shkoi për stafin e Ciao Berto-së në Kosovë, Shqipëri, Hungari, Gjermani, Zvicër dhe në Amerikën e Largët që gjithmonë ishin pranë nesh edhe në kohë të vështira siç ishte pandemia nga Covid 19.
“Shpresojmë që vitet në vijim të jenë të begatshme dhe të mbara me një sukses të pandalur”.
Po ashtu, presidenti i kompanisë z.Ejup Krasniqi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke cilësuar si një sukses i arritur së bashku per plot 25 vite.
Të gjithë të pranishmit u argëtuan tej mase në festën e 25 vjetorit të kompanisë ku dhe u përmbyll me fishekzjarrë, muzikë dhe atmosferë.