Site icon PrishtinaPress

CIA tregon se cili është synimi i Putinit

Drejtori i CIA-së, William Burns ka thënë se plani i Vladimir Putinit është “ta rivendosë Rusinë si një fuqi të madhe botërore”.

E për ta arritur këtë, sipas tij Putini e dëshiron kontrollimin e shteteve fqinje, raporton BBC.

E s’mund ta arrijë këtë pa e pasur nën kontroll Ukrainën.

“Ai është i bindur se fati i tij si udhëheqës i Rusisë është të rivendosë Rusinë si një fuqi të madhe. Ai beson se çelësi për ta bërë këtë është të rikrijojë një sferë ndikimi në fqinjësinë e Rusisë dhe ai nuk mund ta bëjë këtë pa kontrolluar Ukrainën”, ka thënë ai.

Përndryshe drejtori i CIA-së ka demantuar spekulimet që Vladimir Putin është i sëmurë me kancer.

Exit mobile version