Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka folur për çështjen e Kosovës. I pyetur për zgjidhjen e problemit të Kosovës, Hill tha se qoftë në këtë shekull apo në shekullin tjetër, “serbët kur të zgjohen do të shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën për vete”.
Ai theksoi se normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm. Hill vlerësoi se vendet perëndimore po kërkojnë nga Beogradi dhe Prishtina që t’i përmbahen procesit të dialogut dhe të përpiqen të ulin tensionet dhe të krijojnë hapësirë që ata të bisedojnë me njëri-tjetrin për të arritur marrëdhënie normale.
Në pyetjen nëse rasti i Kosovës mund të krahasohet me rastin e territoreve ukrainase që iu aneksuan Rusisë, Hill tha se nuk ka ngjashmëri./Prishtinapress/