2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Chomsky: Trumpi rrezikon njerëzimin, Partia Republikane tani është organizata më e rrezikshme

Linguisti dhe filozofi i njohur amerikan, Noam Chomsky, ka paralajmëruar se Partia Republikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tani është “organizata më e rrezikshme në historinë e botës”, për shkak se presidenti i ri amerikan, Donald Trump, hedh poshtë ndryshimet klimatike. Në këtë linjë janë edhe shumë figura të njohura të lidershipit të republikanëve amerikanë.
Profesori Chomsky, duke folur pas zgjedhjeve presidenciale, ka thënë se duket se krijesat njerëzore kishin ndërmend t’i përgjigjeshin asaj që ai e ka quajtur “çështja më e rëndësishme në historinë e tyre… duke përshpejtuar rrugën e racës drejt katastrofës”.
Trump tashmë ka emëruar një mohues të njohur të ndryshimeve klimatike në krye të ekipit të tij të transicionit që do të merret me monitorimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Ambientit (EPA), dhe këshilltarë të tjerë që janë të njohur për lidhjet e tyre me industrinë e fosileve të naftës.

Trumpi është zotuar gjithashtu se nuk do ta bëjë hesap Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, të cilën presidenti Barack Obama e kishte lavdëruar si “momentin që më në fund vendosëm të shpëtonim planetin tone”.
Shkencëtarë të njohur të klimës kanë shprehur shqetësimin e tyre pas zgjedhjes së Trumpit, duke sugjeruar se ai mund të jetë “katastrofë e pakontrolluar për planetin”. Duke folur për faqen “Truthout”, Chomsky ka përmendur një raport të Organizatës Botërore të Meteorologjisë, në të cilin thuhej se pesë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat dhe ku raportohej për ngritje të nivelit të deteve, me shkrirje të papritura të akullit dhe me efekte të tjera që ndikojnë në ndryshimet klimatike.
Zgjedhjet e 8 nëntorit u kanë dhënë republikanëve kontroll total të Qeverisë amerikane dhe kjo do të thotë se ata tani janë bërë “organizata më e rrezikshme në historinë e botës”, ka theksuar Chomsky.
“Fraza e fundit mund të duket e çuditshme, madje edhe e vrazhdë. Por, a është kështu? Faktet sugjerojnë se është ndryshe. Partia është e përkushtuar në vrullin sa më të shpejtë të mundshëm për shkatërrimin e jetës së organizuar njerëzore. Nuk ka asnjë precedent historik për një qëndrim të tillë”, ka theksuar ai. “Është e zorshme të gjenden fjalët e duhura për të përmbledhur faktin se krijesat njerëzore po përballen me çështjen më të rëndësishme në historinë e tyre – nëse jeta e organizuar njerëzore do të mbijetojë në formën e që e njohim – dhe a po përgjigjen duke përshpejtuar garën drejt shkatërrimit”.

Ai ka hedhur poshtë dyshimet se kjo deklaratë mund të jetë e ekzagjeruar.
“Gjatë zgjedhjeve paraprake partiake, çdo kandidat mohonte se çfarë po ndodhte, përnjëmend po ndodhte – me përjashtim të të moderuarve të ndjeshëm, si puna e Jeb Bushit, që thoshte se nuk ishte e sigurt, por ne nuk duhet të ndërmarrim asgjë sepse ne po prodhojmë më shumë gaz natyror, falë procesit të injektimit të elementeve të lëngshme në fosile. Ose John Kasich, që pajtohej se po ndodh ndryshimi klimatik, por shtonte se ne do të djegim qymyr në Ohio dhe nuk do të kërkojmë falje për këtë punë. Kandidati që fitoi, tani presidenti i zgjedhur, bën thirrje për rritje të përdorimit të fosileve të ndryshme, përfshirë thëngjillin; duke shkërmoqur rregullat; refuzon ofrimin e ndihmës vendeve në zhvillim që po kërkojnë të kalojnë në energji të qëndrueshme; dhe në përgjithësi të mbërrijnë te shkëmbi sa më shpejt që është e mundshme”, shton profesori i njohur.
Dhe, tregjet financiare kanë reaguar menjëherë pas diskutimeve të tilla. Dhjetëra milionë persona në Bangladsh pritet të mbesin pa shtëpi për shkak të ngritjes së nivelit të detit në dekadat e ardhshme. Chomsky ka thënë se një shkencëtar i njohur atje sugjeronte se me pak “drejtësi”, ata refugjatë duhet të gëzojnë të drejtën të shpërngulen në vendet përgjegjëse për emetimin e gazrave serrë që e kanë shkaktuar problemin.
“Këto pasoja katastrofike vetëm mund të rriten, jo vetëm në Bangladesh, por edhe në gjithë Azinë Jugore, meqë temperaturat po rriten pashpjegueshëm, tashmë të padurueshme për të varfërit, dhe akullnajat e Himalajeve po shkrihen, duke rrezikuar tërë furnizimin me ujë”, thekson ai. “Tashmë është raportuar se në Indi kemi më shumë se 300 milionë njerëz që nuk kanë ujë të pijshëm. Dhe efekti do të shkojë edhe më larg”. /lexo.al/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img