-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Chollet para senatorëve: Kosova dhe Serbia t’i përmbushin obligimet për normalizimin e raporteve

Këshilltari Special i Sekretarit të Shtetit, Derek Chollet, në dëshminë e tij para Komitetit për Punë të Jashtme në senatin Amerikan ka thënë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është një prioritet për administratën e Joe Biden.

Chollet ka thënë se për shumë zyrtarë të kësaj administrate çështja e këtij rajoni është edhe personale meqë janë marrë qysh nga shpërbërja e Jugosllavisë.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është prioritet për administratën Biden. Për shumë prej nesh kjo është personale. Shumë prej nesh jemi marrë me këtë çështje që nga shpërbërja e Jugosllavisë. Ballkani Perëndimor mbetet “puzzle” e munguar e paqes. Ndërkohë është e rëndësishme që ai rajon ka një potencial të madh, por kanë nevojë për ndihmën tonë për të ecë përpara”, ka thënë Chollet.

Kur ka numëruar sfidat që përballet rajoni, Chollet ka thënë se një nga më të rëndësishmet është dialogu Kosovë-Serbi.

Zyrtari i lartë amerikan ka thënë se SHBA përkrah Kosovën dhe mbështet njohjen e plotë. Gjithashtu thotë se mbështesin fuqishëm integrimin në Kombe të Bashkuara dhe afrimin në NATO dhe BE.

“Një nga sfidat më të rëndësishme që përballemi është dialogu Kosovë-Serbi.

Kosova është një shtet sovran. SHBA mbështet njohjen e plotë të Kosovës dhe integrimin në Kombe të Bashkuara, dhe afrimin në NATO dhe BE”, ka thënë Chollet, raporton Express.

Ai tutje ka thënë se aspiratat e Kosovës dhe Serbisë për integrim evropian, nuk do të ndodhin derisa të dy vendet të zgjidhin mospajtimet mes tyre, prandaj thotë se SHBA-ja do të mbështes fuqishëm dialogun e drejtuar nga BE-ja.

“Aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë s’do të ndodhin derisa të mos i zgjidhin mospajtimet e tyre, prandaj ne mbështesim fuqishëm dialogun për normalizim të drejtuar nga BE-ja”, ka thënë Chollet.

Chollet ka thënë se tashmë ka një rrugë për normalizim si rezultat i dialogut të BE-së ku palët kanë marrë obligime, megjithatë thotë se situata ende mbetet fragjile dhe duhet kurajo politike.

“Ka një rrugë për normalizim ku të dy palët duhet të përmbushin obligimet e tyre. Dhe Gabriel Escobar ka marrë pjesë në këto bisedime. Megjithatë situata mbetet fragjile dhe duhet kurajo politike”, ka thënë Chollet.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img