0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Chollet: Kosova ta formojë Asociacionin

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Kështu tha ai gjatë një bisede me gazetarët në Prishtinë.

“Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen urgjentisht, me ndërmjetësimin e BE’së, të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve, të përqendruar në njohjen e ndërsjellë. SHBA e mbështet plotësisht dialogun dhe arsyeja pse erdhëm sot këtu është ta tregojmë këtë mbështetje . Po ashtu jemi në kontakte të ngushta me kolegët tanë europianë”.

Chollet tha se SHBA-ja beson se dialogu është mjeti më i mirë për Kosovën për ta siguruar të ardhmen e saj të plotë evropiane dhe euroatlantike.

“Unë nesër do të jem në Beograd. Ne besojmë se ky dialog është mjeti më i mirë për të ardhmen europiane dhe euroatlantike . Ne presim nga Kosova që ti përmbush të gjitha zotimet e dialogut që përfshin krijimin e  asociacionit të komunave me shumicë serbe . Mendojmë se kjo është në pajtim me Kushtetutën, vendimin e Gjykatës kushtetuese të vitit 2015. Ngjarjet e fundit e kanë nënvizuar themelimin e tij”.

Sipas njoftimit për media të ZKM’së, procesi i dialogut, plani evropian dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishin ndër temat e diskutimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Para Kurtit, Chollet, takoi presidenten Vjosa Osmani, ku sipas një njoftimi për media, tha se angazhimi i shtuar i SHBA-së në dialogun me Serbinë është “vendimtar për të siguruar rezultat të suksesshëm në dobi të qytetarëve të Kosovës”.

Osmani përsëriti qëndrimin se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë.

“Kosova është e gatshme të vazhdojë, me përkushtim të plotë, të jetë palë konstruktive, e koordinuar me SHBA-në, duke bërë propozime që kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje të tillë”, tha Osmani.

Chollet dhe Osmani, sipas Presidencës kosovare, biseduan edhe për zhvillimet në rajon dhe botë dhe ajo tha se me mbështetjen e Rusisë, “Serbia vazhdon të jetë forcë destabilizuese dhe kërcënim për paqe të qëndrueshme në rajon”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img