Site icon PrishtinaPress

Chollet arrin në Kosovë, pritet nga Osmani

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka arritur në Prishtinë, ku është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit me Osmanin, Chollet do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Siç ka njoftuar DASH, me krerët e institucioneve në Kosovë, Chollet pritet të bisedojë për integrimin euroatlanik përrfshirë arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë, bazuar në njohje reciproke.

Pas Kosovës, këshilltari amerikan pritet të vizitojë edhe Serbinë./Prishtinapress/

Exit mobile version