Federico Chiesa ka shpresa që do të rikthehet së shpejti në aksion për Juventusin.
Sulmuesi italian kishte pësuar lëndim të rëndë në janar të këtij viti. Ai lëndoi ligamentin e gjurit dhe është jashtë fushës që nga ajo kohë, transmeton PrishtinaPress.
Chiesa po vazhdon me rikuperimin nga lëndimi, teksa lajm i mirë është që te ai nuk është paraqitur ndonjë komplikim tjetër.
“Sky Sports Italia” ka raportuar se 24-vjeçari mund të kthehet në stërvitje të plota në javët e ardhshme.
Reprezentuesi i Italisë thuhet se synon që të jetë i gatshëm për lojë muajin e ardhshëm, që do t’i lejonte atij të paraqitet në ndonjë ndeshje me Juventusin para se ligat të jenë në pushim shkaku i fillimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Padyshim se rikthimi i sulmuesit anësor do të jetë i rëndësishëm për “Banconerët”, të cilët nuk e kanë nisur mirë sezonin./PrishtinaPress/