-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Chiara Ferragni pranon se është drejt divorcit: Do doja të ishte thjesht strategji marketingu

Chiara Ferragni dhe Fedez po kalojnë një moment të vështirë, ku një fije mjaft e hollë i ndan nga ndarja. Këtë e ka pranuar vetë blogerja duke hequr çdo dyshim se lajmet për divorcin e mundshëm nuk janë një strategji.

“Momenti i largimit mes meje dhe Federikos është real. Gjithmonë mendohet se jam strateg, që unë dhe burri im po e bëjmë këtë për vëmendje, por nuk është kështu, fatkeqësisht nuk është strategji. Do të doja të ishte”, tha bukuroshja.

Ajo u ndal të fliste edhe për skandalin e reklamës së saj në Instagram, ku paratë nga panetonet me logon e saj nuk shkuan për një spital fëmijësh të sëmurë.

“Ishin dy muaj e gjysmë të vështirë në të cilët u gjenda në qendër të një vale urrejtjeje. Asgjë nuk ju përgatit për dhunën e sulmeve të caktuara. Kur të gjithë janë aty duke të brohoritur, ndihesh i pamposhtur. Kur të sulmojnë, ndihesh i rrethuar”, përfundoi Chiara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img