Site icon PrishtinaPress

Chelsea synon finalen e Kupës

Chelsea synon që të shkojë në finalen e parë të një turneu nën drejtimin e trajnerit  Mauricio Pochettino, pasi do të sfidojë sot në mbrëmje në “Stamford Bridge” Middlesbrough në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Ligës.

Londinezët u mundën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë në “Riverside” dhe duhet të përmbysin këtë disavantazh në shtëpi, që të mund të sigurojnë një vend në finalen e madhe që do të luhet në “Wembley”.

Tekniku Pochettino ka probleme me mungesat, sepse plot 11 lojtarë do të mungojnë në ndeshjen e sotme kundër Middlesbrough, që militon një kategori më poshtë.

Gjithsesi ky mund të jetë një lajm i mirë për sulmuesin shqiptar, Armando Broja që të nisë ndeshjen që nga minuta e parë.

Ka pasur shumë spekulime për Brojën dhe të ardhmen e tij ditët e fundit.

Megjithatë, Pochettino nuk ka shumë sulmues për të zgjedhur me Nicolas Jackson në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Christopher Nkunku ende jashtë fushës për shkak dëmtimi. Broja është projektuar të nisë takimin e sotëm si titullar nga mediat angleze.

Exit mobile version