Hakim Ziyech u bashkua me shumë bujë me Chelsean në verën e vitit 2020 nga Ajaxi.
Por mesfushori ofensivë maroken nuk ka arritur pritshmëritë në Stamford Bridges dhe mund të largohet para fundit të kontratës e cila është në vitin 2025.
Trajneri gjerman i Chelseat, Thomas Tuchel nuk është aspak i kënaqur me paraqitjet e marokenit dhe i ka bërë të qartë klubit se nuk llogarit në shërbimet e tij.

Ziyech këtë edicion ka shënuar vetëm një gol në Superkupën e Evropës, teksa në pesë sfida të tjera nuk ka shënuar ose asistuar.
Mediat në Angli kanë raportuar se londinezët janë duke pritur ofertën e duhur për ta shitur marokenin qysh në afatin kalimtar të janarit.
28-vjeçari mund ta vazhdoj karrierën në Itali, ku Milan dhe Napoli mbetën dy skuadrat e interesuara për të.

Megjithatë Chelsea nuk do ta lejoj largimin e tij pa u paguar shuma prej 40 milionë eurove.
Reprezentuesi i Marokut deri më tani ka zhvilluar 45 ndeshje me Chelsean në të gjitha garat nga vera e vitit 2020, ku ka shënuar shtatë gola e ka bërë katër asistime.