14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Chelsea ndryshon strategji për Neymar, vjen përgjigja e PSG-së

Emri i Neymarit është lidhur së fundmi me një transferim te Chelsea. Braziliani është pjesë e kampionëve të Francës prej gjashtë vitesh.

Por, pavarësisht klasit që zotëron, ai kurrë nuk ia ka dalë të kthehet në liderin e skuadrës dhe të japë atë që të gjithë presin prej tij.

31-vjeçari qëndron jashtë fushave prej muajit shkurt për shkak të një operacioni në kyçin e këmbës.

Presidenca e Chelsea dëshiron t’i dhurojë një emër të madh trajner Pochettino. Dhe Neymari është i përzgjedhuri për të përforcuar ofensivën.

Anglezët tentuan në fillim sipas Le Parisien marrjen në huazim të brazilianit, por tani kanë ndërruar mendje. Dhe duan të blejnë kartonin e tij.

PSG është i hapur për shitjen e sulmuesit të njohur, teksa kërkon 60-70 milionë euro për të lejuar transferimin e tij në “Stamford Bridge”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img