23 vjeçari polak po kalon një sezon mahnitës në Serie A me skuadrën e Genoas.
Forma, golat dhe mosha e tij e re, kanë bërë që Piatek të etiketohet si sensacioni i Evropës në futboll këtë sezon.
Skuadra si Barcelona e Real Madrid kanë shfaqur interesim për të, me Chelsea që së fundi i është bashkuar kësaj gare.
‘The Sun’ raporton se trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka shprehur dëshirën për të transferuar Piatek, si zëvendësues i Alvaro Moratas, tek i cili ka humbur besimin.
Piatek mund t’i kushtojë Chelsea 40 milionë euro, gati sa gjysma e çmimit të Mauro Icardit, nga i cili tashmë ‘Blutë’ kanë hequr dorë.