Chelsea ka fituar derbin e Londrës ndaj West Hamit, me rezultat 1-2 në kuadër të xhiros së 27 të Premierligës.
Me një gol të shënuar në secilën pjesë, skuadra e Antonio Conte ka forcuar kreun me 10 pikë më shumë se ndjekësi i parë, Tottenham.
Eden Hazard në minutën e 25-të dhe Diego Costa në minutën e 50-të, shënuan për fitoren e Chelsea.
Golin e vetëm për West Ham, e shënoi Lanzini në minutën e 93-të.
Chelsea xhiron e ardhshme udhëton për t’u përballur me Stoke City, në udhëtim do të luaj edhe West Ham te Bournemouth.