Site icon PrishtinaPress

Chelsea fiton derbin e Londrës (Video)

Antonio Conte ka debutuar me fitore në Ligën Premier.
Chelsea ka arritur të triumfojë para shikuesve të vetë në stadiumin Stamford Bridge kundër West Ham United  me rezultat 2-1, ku te tria golat u realizuan në pjesën e dytë.
Megjithëse të besuarit e trajnerit italian, Conte e kërkuar rrugën e golit në 45-minutshin e parë, këtë nuk ia arritën në saje të mbrojtjes së organizuar të West ham United, transmeton Telegrafi.

Dy raste të vetme që vlen të përmenden në pjesën e parë i kishte skuadra e Chelseat përmes William dhe Eden Hazard. E pikërisht ky i fundit në pjesën e dytë i solli epërsinë skuadrës së Chelseat.
Reprezentuesi belg ka realizuar gol përmes penaltisë në minutën 48-të ballafaqimit, ku paraprakisht Cesar Azpilicueta u pengua në zonën e rreptësisë të “Çekanëve”.
Kur pritej që “The Blues” të realizon edhe golin e dytë, ndodhi e kundërta.
Pas një rivënie këndore të bërë prej Dimitri Payet në minutën e 77-të ndeshjes, më së miri në zonën e rreptësisë u gjend mbrojtësi James Collins, i cili me një goditje të fortë mposhti, Thibaut Courtois.

Në minutat e mbetur, Chelsea u mundua sërish të kalonte në epërsi por ishte kot, pasi sulmet përfundonin para portës së West Hamit.
Por, kur pritej të përfundonte takimi, Diego Costa u përkujdes që në minutën e fundit të ndeshjes t’ia sjell tre pikët skuadrës së Chelseat përmes një goli të realizuar nga rreth 20 metra.
Pas kësaj fitore, Chelsea dhe West Ham United gjenden në vendin e tretë të tabelës me tri pikë, ndërsa West Ham në vendin e 16-të pa pikë.
https://youtu.be/Av1180gy0Nc
 
https://youtu.be/AyiLJAOA9B4
https://youtu.be/wTegjjV12S0

Exit mobile version