Chelsea nuk llogaritë më në shërbimet e Alvaro Moratas, andaj po e largon në këtë afat.
Sulmuesi spanjoll do të largohet nga skuadra londineze, duke u huazuar deri në fund të sezonit te Atletico Madrid, përcjell prishtinapress.eu
Morata do të huazohet për gjashtë muaj te skuadra spanjolle, me opsion për ta blerë atë në fund të këtij sezoni.
Spanjolli mund të transferohet te Atletico Madrid për 50 milionë euro, pasi Chelsea nuk e lejon largimin e tij nën atë shumë.