3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Chelsea e lejon Barryn t’i bashkohet Bayern Munichut

Skuadra e Ligës Premier, Chelsea ka rënë dakord të lejojë trajnerin e vlerësuar, Anthony Barry të shkojë te Bayern Munichu.

Barry kërkohet në Gjermani nga ish-trajneri i Bluve, Thomas Tuchel, i cili mori drejtimin e klubit bavarez së fundmi.

Megjithatë, Chelsea hezitoi të ndahej me Barryn, i cili ishte lënë në pritje shkaku i bisedimeve midis dy klubeve.

Bayern ka rënë dakord t’i paguajë Chelseat një tarifë kompensimi prej një milion euro për Barryn, sipas The Times.

Trajneri i ri anglez është vlerësuar shumë për aftësitë e tij drejtuese, pasi ka kaluar kohë në Wigan Athletic, Chelsea, kombëtaren e Republikës së Irlandës dhe kombëtaren belge.

Barry tani do të punojë në Bayern nën drejtimin e Tuchel, ndërsa Chelsea do të punojë se cili do të jetë trajneri i tyre i ardhshëm i përhershëm – e me gjasë do të jetë Julian Nagelsmann.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img