Eden Hazard po transferohet te Real Madrid, gjersa Chelsea ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij.
Skuadra londineze duket se e ka gjetur zëvendësuesin e belgut, por që duhet paguar 70 milionë euro, përcjell prishtinapress.eu
Chelsea është duke tentuar ta transferojë Nicolas Pepes nga Lille.
Skuadra franceze e di se nuk mund ta mbajë lojtarin në skuadër, andaj është duke e kërkuar shumën e majme.