Chelsea është e hapur për të diskutuar një shkëmbim të mundshëm midis Romelu Lukakut dhe Dusan Vlahovicit.
Kjo i ishte propozuar klubit londinez disa muaj më parë, por ata po prisnin një ofertë prej 40 milionë eurosh për sulmuesin belg.
Sipas “Sky Sport Italia”, pozicionimi i Chelseat ka ndryshuar pas dështimit të bisedimeve me Interin dhe me refuzimin e vazhdueshëm të Lukakut për t’u transferuar në Arabinë Saudite.
Trajneri i Juventusit, Massimilano Allegri, e ka vendosur që 30-vjeçari të udhëheqë sulmin e Juventusit dhe nuk është sekret që raporti i tij me Vlahovicin nuk është më i mirë.
Serbi është gjithnjë e më i frustruar nga taktikat mjaft negative të propozuara nga trajneri italian, ndërsa klubi është i irrituar me problemet e vazhdueshme me lëndime të 23-vjeçarit.
Shkëmbimi mes futbollistëve të përmendur besohet se mund të bëhet nëse “Blutë” ofrojnë një shumë të konsiderueshme parash, përveç Lukakut, pasi Vlahovic vlerësohet me 75-80 milionë euro.