2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Chelsea e dëshiron Osimhen, klubi londinez do të nisë bisedimet me Napolin javën e ardhshme

Chelsea raportohet se është e gatshme për të nisur misionin për transferimin e Victor Osimhen.

Agjenti i sulmuesit u takua me presidentin e klubit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, për të diskutuar një zgjatje të mundshme të kontratës dhe për të vendosur çmimin e largimit të mundshëm të nigerianit.

Siç u raportua nga mediat italiane ditë më parë, çmimi i vendosur është 150 milionë euro.

Sipas gazetarit nga “Sky Sport Italia”, Massimo Marianella, ka raportuar se Chelsea nuk ka frikë nga çmimi i kërkuar dhe do të kontaktojë Napolin javën e ardhshme për të marrë një ide më të qartë të situatës.

Mirëpo, “Blutë” nuk janë të vetmit në garën për transferimin e Osimhen – pasi për të interesim ka shfaqur edhe Manchester United, kurse transferimin e tij mund ta kërkojë edhe Paris Saint-Germaini nëse Kylian Mbappe largohet.

Tottenham Hotspur thuhet se mund të futet gjithashtu në garë për transferimin e 24-vjeçarit, pasi nga ky klub mund të largohet Harry Kane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img