Milani pret të marrë oferta për Rafael Leaon nga Chelsea dhe Manchester City në janar.
Sulmuesi po vazhdon të shkëlqejë nën drejtimin e Stefano Piolit edhe këtë sezon. Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë nëntë asistime në 17 paraqitje të deritanishme në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Paraqitjet mbresëlënëse të Leaos kanë bërë atë të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.
“Tuttomercato” ka raportuar se Chelsea është gati të paraqesë një ofertë për të në janar. Një zyrtar i klubit londinez thuhet se foli drejtpërdrejt me Leaon muaj më parë për t’ia shpjeguar projektin e ri të Todd Boehlyt dhe lojtari thuhet se ka filluar të krijojë një miqësi me disa anëtarë të skuadrës së Chelseat.
“Blutë” mund të përpiqen të përfshijnë disa lojtarë në marrëveshje si Armando Broja ose Hakim Ziyech, për të provuar të ulë koston e përgjithshme të një marrëveshjeje eventuale. Milani besohet se synon të përfitojë 120 milionë euro nga shitja e 23-vjeçarit, nëse ai vendos të largohet.
Manchester City gjithashtu e ka vëzhguar nga afër ish-sulmuesin e Lille dhe pritet të paraqesë një ofertë për të në janar, duke rivalizuar kështu Chelsean për transferimin e tij.
Kontrata e Leaos me Milanin skadon në verën e vitit 2024, teksa ai ende nuk është shprehur i gatshëm të rinovojë kontratën me “Rossonerët”, duke dashur të shtyjë negociatat deri pas Kupës së Botës “Katar 2022”.