Site icon PrishtinaPress

Chelsea do të nënshkruajë me një sulmues të ri në janar, pas lëndimit të Brojës

Chelsea raportohet se është gati për të nënshkruar me një sulmues të ri në janar.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se “Blutë” janë hedhur në kërkim të një sulmuesi, pas lëndimit të Armando Brojës.

Sulmuesi shqiptar mori një lëndim në miqësoren me Aston Villan, lëndim që do ta lë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.

Bisedimet thuhet se do të zhvillohen për të gjetur mundësinë më të mirë në treg.

Exit mobile version