Chelsea ka zyrtarizuar sot blerjen më të re të klubit, mbrojtësin e majtë, Marc Cucurrella nga Brighton.
Ky transferim i ka kushtuar klubit londinez 55 milionë funte, me 7 milionë funte bonuse të tjera, duke u bërë kështu mbrojtësi i majtë më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Mbrojtësi spanjoll ka nënshkruar kontratë gjashtë-vjeçare me londinezët, deri më 2028.
Transferimi i Cucurrellas nënkupton se Marcos Alonso së shpejti do të largohet nga klubi, me një destinacion te Barcelona i cili është më i munduri.