Site icon PrishtinaPress

Chelsea – Arsenal, do të ndodh befasia e madhe në janar

Cesc Fabregas i ka bërë me dije Maurizio Sarrit se e dëshiron largimin.

Cesc Fabregas nuk po luan standard te Chelsea, andaj në janar dëshiron të largohet.

Mesfushori spanjoll nuk e përjashton mundësinë e rikthimit te Arsenali, aty ku e kishte pikën kulminante në karrierë, përcjell “lajmi.net”.

Fabregas ka kontratë me Chelsean deri në qershor të vitit 2019, andaj mund të transferohet te ish-skuadra e tij si lojtar i lirë.

Arsenali është i gatshëm që ta rikthej spanjollin në skuadër, por mbetet të shihet nëse Chelsea do ta lejoj largimin e tij te rivali i qytetit.

Exit mobile version