Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Përgjithmonë” mban titullin kënga, për të cilën ka bashkuar forcat për herë të parë me artistin Shkamb Hadri i njohur me emrin artistik si Chambeh.
Siç tashmë njihet, Burim Kursani (emri i vërtetë) thuajse gjithnjë prek tema të veçanta në krijimet e tij.
Miksimi dhe masterizimi i këngës u realizua nga Row, teksa për videon është përkujdesur Alb Films.
Këngën tashmë e gjeni të plotë në kanalin zyrtar të BimBimmës në platformën YouTube.
Të dy artistët vijnë me një paraqitje të mrekullueshme, të cilët njëherësh u konsideruan nga publiku si një kombinim perfekt.
Reagimet në hapësirën për komente gjithashtu kanë qenë të shumta dhe mjaft pozitive.