Ndeshja Kosovë-Zvicër do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.
Interesimi për këtë përballje ishte i jashtëzakonshëm, saqë për tri orë u shitën të gjitha biletat.
E për këtë ndeshje ka folur edhe ish-trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.
Tekniku zviceran e ka drejtuar kombëtaren e Kosovës nga viti 2018 deri në vitin 2021.
Ai flet për aventurën e tij te Kosova para ndeshjes kundër Zvicrës të shtunën në mbrëmje.
“Ka kohë që s’jam kthyer në Kosovë”, thotë ai.
Syri i teknikut, megjithatë është gjithmonë te Kosova.
“Kur shikojmë listën e lojtarëve që e përbëjnë atë, shohim një përvojë të madhe. Individualisht, potencialisht, Kosova është e fortë. Kolektivisht, ndoshta kjo është një pyetje tjetër, nuk e di”, u shpreh ai për mediat zvicerane.