1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë u tha Kadri Veseli vartësve të tij para se të shkonte në Hagë

Nënkryetari i Partisë Demokrate të Kosovës, Uran Ismaili, ka treguar se si e kanë përcjellë kryetarin e kësaj partie për në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës për të.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ismaili ka thënë edhe disa fjalë për Veselin.

Sipas Ismailit, ditën që u nis për në Hagë, Veseli ishte kryelartë dhe i vendosur, sikur në kohën kur la studimet për t’i rrokur armët kundër Serbisë dhe regjimit gjenocidal të Millosheviqit.

“Në ditën që udhëtoi për në Hagë, pas përshëndetjes me familjen, Kryetari Veseli erdhi në zyrat e PDK-së që të përshëndetet edhe me ne. I buzëqeshur, si gjithëmonë, na dha kurajo. Ishte kokëlartë e i vendosur, sikur atëherë kur si një djalë i ri la studimet për t’i rrokur armët kundër Serbisë dhe regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, ka shkruar Ismaili.

Postimi i plotë:

Pas goditjeve të rënda që morëm, ishte jashtëzakonisht e vështirë të shkruaja për zhvillimet e këtyre ditëve. Por, krenaria – ndjenja që frymëzoi grupin e çlirimtarëve në rrugën e lirisë – është më e fortë se gjithçka tjetër.

Në ditën që udhëtoi për në Hagë, pas përshëndetjes me familjen, Kryetari Veseli erdhi në zyrat e PDK-së që të përshëndetet edhe me ne. I buzëqeshur, si gjithëmonë, na dha kurajo. Ishte kokëlartë e i vendosur, sikur atëherë kur si një djalë i ri la studimet për t’i rrokur armët kundër Serbisë dhe regjimit gjenocidal të Millosheviqit.

Një jetë të tërë me qëllime të qarta, ideale të larta dhe plot kuptim. Një rrugëtim i vështirë, por për të mision i domosdoshëm, për përmbushjen e amanetit të mijëra shqiptarëve të vrarë për liri.

Kadri Veseli ishte një djalë i ri kur nisi luftën, por ëndërra për liri ishte e vjetër me shekuj. Kjo ëndërr shekullore i dha fuqi që së bashku me Hashim Thaçin e shumë shokë të tjerë të themelojnë forcën ushtarake më të suksesshme në historinë e Kosovës – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Të gjithë që kemi pasur fatin të bashkëpunojmë dhe t’i mbështesim Hashim Thaçin e Kadri Veselin në rrugëtimin e tyre politik, në shpalljen e pavarësisë, në forcimin e shtetit dhe krijimin e ushtrisë, sot ndihemi krenarë dhe të fortë përballë kësaj beteje. Krenarë që drejtuesit e UÇK-së jetësuan amanetin e dëshmorëve për liri dhe pavarësi.

Sot, mbi 20 vjet pas luftës, djemtë tanë të lirisë po kthehen për ta mbrojtur edhe një herë luftën e drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës. Kjo tregon për sfidat e mëdha që i kemi si shtet dhe si komb. Tentimi për ta njollosur projektin madhështor dhe historik të çlirimit të Kosovës është tentim për ta njollosur vuajtjen tonë kolektive si shqiptarë. A mund të paramendohen Isa Boletini e Hasan Prishtina në një gjyq që gjykon përpjekjet e tyre për liri?

Lirinë dhe shtetin e kemi fituar falë qëndresës së popullit dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, fatkeqsisht beteja për shtetin dhe historinë tonë ende nuk ka përfunduar. Në këtë betejë të re na takon të gjithëve që ta mbrojmë historinë dhe ta forcojmë të ardhmen. Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Sali Mustafa me krenari do të rikonfirmojnë se lufta e tyre për liri ishte e drejtë. Populli i Kosovës me krenari do të tregojë që liria ka emër dhe se UÇK është emri i saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img