4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë tregon rënia e presionit të gjakut: Një sinjal që nuk duhet të injorohet

Presioni i gjakut ka rol shumë të rëndësishëm, dhe shpesh mund të ndikojë në gjendjen shëndetësore të njeriut

Sipas hulumtimeve shkencore, presioni i gjakut në fazën më të vonshme të jetës fillon lehtë të bjerë, madje rreth 14 deri 20 vjet para se trupi të fillojë të “shuhet”.

Deri te ky konkluzion ka arritur Shkolla Mjekësore e Universitetit të Exeter (University of Exeter Medical School) nga Britania e Madhe e cila kreu një eksperiment me rreth 46.634 britanikë që vdiqën në moshën 60-vjeçare ose më vonë, dhe kampioni përfshinte njerëz që ishin të shëndetshëm, por edhe ata që kishin demencia dhe sëmundje të zemrës.

Sipas këtyre hulumtimeve, presioni i gjakut më së shumti ka rënë te pacientët të cilët kanë vuajtur nga demencia, dështimi i zemrës, humbja e peshës si edhe te ata të cilët kanë pasur presion të lartë të gjakut.

Është interesante edhe që rënie është shënuar edhe te pacientët të cilët nuk kanë asnjë sëmundje të sipërpërmendura, shkruan Today.uconn.edu.

“Kërkimet tona hedhin dritë mbi rëndësinë e monitorimit të gjendjes së pacientëve të moshuar, siç e shohin mjekët kudo. Do të isha shumë i mërzitur nëse dikush do ta interpretonte punën tonë si një motiv për të mos trajtuar hipertensionin në vitet e mëvonshme me ilaçe dhe për të mos i përshkruar ato”, thotë autori i hulumtimit.

Gjithashtu thuhet se mjekët duhet t’i kushtojnë vëmendje se çfarë do të thotë rënia e presionit të gjakut për pacientët e moshuar. Ka shumë shenja që tregojnë afërsinë e vdekjes, edhe ngritja e presionit dhe të gjitha ndryshimet që lidhen me të mund të jenë tregues.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img