4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë thotë Kelmendi për Thaçin, Veselin e Mustafën? (Video)

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka folur për Hashim Thaçin në pozitën e presidentit, Kadri Veselin në krye të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Isa Mustafën në krye të Qeverisë.

Kelmendi ka thënë se presidenti Thaçi është kufizuar me marrjen e postit të presidentit, megjithatë, sipas gazetarit, ishte koha kur Thaçi duhej t’ia lironte pozitën e të parit të PDK’së bashkëpunëtorit të tij, Kadri Veseli.
Gazetari ka treguar se kalimi i Veselit nga një anëtar i thjeshtë në krye të PDK’së ishte hap i tij i madh, ndërsa Thaçi ka një pozitë ceremoniale, e cila, sipas Kelmendit, nuk po i pëlqen presidentit dhe po provon të rrisë rrethin e tij.
Ndërsa, për kryeministrin Mustafa, Kelmendi ka thënë se do të duhej të jepte dorëheqje për shkak të mungesës së zotësisë së mbylljes me sukses të demarkacionit me Malin e Zi.
Kelmendi si sukses të Mustafës në krye të Qeverisë ka treguar se e sheh rritjen e buxhetit dhe hapat drejt Bashkimit Evropian me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Ndërsa, sipas gazetarit, Lidhja Demokratike e Kosovës do të pësonte rënie në qoftë se në krye të saj do të vinte dikush tjetër, pas Mustafës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img