11.4 C
Pristina
Saturday, March 1, 2025

Buy now

spot_img

Çfarë pritje madhështore ia bënë Rashicës tifozët e Besiktasit

Milot Rashica është bërë lojtar i dashur për tifozët e Besiktasit ende pa debutuar me ekipin Bardhezi.

Ata i kanë bërë pritje madhështore yllit kosovar sonte para ndeshjes që po e zhvillon ekipi nga Stambolli ndaj FK Neftchi, shkruan “Gazeta Express”.

Vushtrriasi zbriti në fushën e blertë për t’u përshëndetur me tifozët, të cilët e pritën atë si një hero.

Rashica sonte ishte vetëm spektator, ndërsa do të jetë në dispozicion të trajnerit që nga fundjava.

Ish-futbollisti i Vitesses dhe Werder Bremenit u largua nga Norwichi, i cili i përfitoi 5 milionë euro nga shitja e tij, ndonëse pritej që lojtari ofanziv do të përfundonte në Galatasaray.

Rashica ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe do t’i përfitojë 2 milionë euro në vit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img