0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë po tenton Serbia me murin, arrestimin e Haradinajt dhe trenin, sipas Qosjes

Rexhep Qosja ka thënë se muri në veri të Mitrovicës, arrestimi i Ramush Haradinajt dhe treni me simbole nacionaliste serbe janë ngjarje të lidhura, në funksion të synimit të Serbisë për të testuar qëndrueshmërinë tonë.
Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja, ka thënë se Kosova lëngon nga shëndeti i cenuar moral.

Ai ka folur për mënyrën se si e kalon kohën kohët e fundit, duke treguar se është stërmbesa e tij ajo që i merr një pjesë të mirë të kohës.

“Pjesën më të madhe të kohës në shtëpi e kaloj me librat. Me letërsinë shqipe, atë europiane, dhe botërore. Një pjesë tjetër të kohës e kaloj duke përcjellë zhvillimet politike, kryesisht në media elektronike. Ndërsa pjesën e mbetur e kaloj me stërmbesën time. Më përcjell pendesa e mungesës së kohës për fëmijët, ndaj s’dua që kjo të ndodhë edhe me të”.

“Tani për tani asaj nuk mundem që këtë kohë, këtë politikë, këtë moral shoqëror t’ia shpjegoj asaj. Sot për sot shëndeti ynë moral është shumë i cenuar dhe ky është problem i madh yni. Në dy vjetët e fundit nuk ka ndryshuar asgjë për mirë. Për më tepër, janë shtuar të këqijat”, tha ai në Zona e Debatit.

Qosja ka folur edhe për ngjarjet e fundit në vend: murin, arrestimin e kryetarit të AAK-së dhe trenin, duke theksuar se të trija janë të lidhura dhe në funksion të testimit që po i bën Serbia qëndrueshmërisë së Kosovës.

“Muri që u ndërtua, akuza kundër Ramush Haradinajt dhe treni që u nis, aq i vizatuar, aq i stolisur, janë tri dukuri të lidhura mes vete. Kanë një burim frymëzimi, kanë një nxitje. Kjo tregon një qëllim të kahershëm, të vazhdueshëm, të Serbisë dhe të aleatëve të saj. Synon testimin tonë, për gatishmëri dhe qëndrueshmëri”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img