Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli përmes një postimi të mëhershëm në Facebook konfirmoi se greva në arsim do të përfundojë dhe se mësimi fillon të hënën.
Mirëpo, nga SBASHK-u po thonë se asgjë nuk është definitive dhe se nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje me institucionet.
Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut tha se ende nuk ka diçka definitive.
“Në momentin që do të arrihet ndonjë marrëveshje ne do të lëshojmë komunikatë në lidhje me këtë. Ende nuk ka asgjë definitive ka thënë ajo”, ka thënë Shala.
Ajo po ashtu ka thënë se nuk dihet ende nëse mësimi do të fillojë të hënën sepse nuk ka ndonjë vendimmarrje definitive nga SBASHK-u.
Ndërkaq, Veseli më herët në Facebook shkruante se mësimi do të fillojë të hënën mirëpo pa bërë të ditur se çfarë marrëveshje është arritur me sindikatën e arsimit.