Site icon PrishtinaPress

Çfarë po ndodhë? Kurti është në Bratisllavë, Macron aty flet për një takim Osmani -Vuçiq në Moldavi

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, të mërkurën, në Bratisllavë të Sllovakisë ka fajësuar autoritetet kosovare për ngjarjet në pjesën veriore të Kosovës. Në këtë Forum ndodhet edhe Kryeministri Albin Kurti.

Pikërisht aty Macron ka paralajmëruar një takim mes Presidentëve të Kosovës e Serbisë në Moldavi, ditën e enjte.

Macron ka njoftuar se shpreson se do t’i takojë dy presidentët e Kosovës dhe Serbisë Vjosa Osmanin dhe Presidentin Aleksandar Vuçiq.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

“Kreu i shtetit francez tha se shpreson të shohë presidentët e Kosovës dhe Serbisë “së bashku” të enjten, në margjinat e bisedimeve në kryeqytetin moldav, Kishinau” ka njoftuar AFP.

Ndryshe Macron sot në Bratislavë – ku po merr pjesë edhe Kryeministri Kurti – duke folur rreth zhvillimeve në Kosovë ka fajësuar Kosovën.

“Shumë qartë, është përgjegjësia e autoriteteve të Kosovës për situatën e tanishme dhe dështimin e respektimit të një marrëveshje, e cila megjithatë ishte e rëndësishme dhe është arritur pak javë më parë”, ka thënë Macron.

Kryeministri Kurti ka udhëtuar në Bratisllavë ku ka konfirmuar gatishmërinë për t’u takuar me Presidentin e Serbisë. Por Vuçiq e ka anuluar udhëtimin atje.

Exit mobile version