Site icon PrishtinaPress

Çfarë po ndodh me Ukrainën, presidenti thërret Biden pas deklaratës së Putinit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka diskutuar ngjarjet e orëve të fundit me presidentin amerikan, Joe Biden.

Në një cicërim në Twitter, pas fjalimit televiziv të presidentit rus Vladimir Putin, Zelensky tha se një takim ka filluar të mbahet nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

“Diskutuam ngjarjet e orëve të fundit me Z.Biden. Fillojmë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës. Është planifikuar të zhvillohet një bisedë me Boris Johnson”, shkroi Zelensky në Twitter.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki konfirmoi se Biden foli me Zelensky këtë pasdite. Një zyrtar tha se ata folën për rreth 35 minuta, shkruan CNN.

Exit mobile version