Site icon PrishtinaPress

Çfarë po ndodh me Noizyn- Sot raportohet se ia kanë djegur veturën e nënës dhe dy lokale tjera

Jo vetëm lokali që u shkrumbua një ditë më parë, por Noizyt i kanë djegur edhe dy biznese të tjera (lokale) për të cilat ende nuk ka një informacion zyrtar nga ana e policisë, në lidhje me këtë ngjarje.

Uniformat blu njoftuan dje për djegien e një biznesi të reperit të mirënjohur në Durrës, ku u shkaktuan dëme materiale.

Por nuk mbetet me kaq, pasi pretendohet se reperi ka pësuar dëme kolosale me shkrumbimin e dy aktiviteteve të tjera. Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se sot atij i janë bërë shkrumb e hi edhe dy lokale të tjera.

Po kështu edhe makina e nënës së Noizyt është djegur. Dje u raportua se në orët e para të mëngjesit u sinjalizua për flakë zjarri në lokalin e babait të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy. Lokali ndodhet në lagjen Nr. 1 të qytetit bregdetar të Durrësit, dhe është nën pronësinë e Bashkim Rajkut. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Policia njofton se si pasojë e zjarrit, ka vetëm dëme materiale në pjesën e brendshme të lokalit.

 

 

Exit mobile version