0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë po ndodh me letrën e Bërnabiqit që ia dërgoi BE-së, a e ka tërhequr Serbia?

Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që Serbia ia ka dërguar Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën, është mbështjellë me mister, pas deklaratave kundërthënëse të bëra së voni nga blloku evropian dhe nga autoritetet kosovare, përderisa udhëheqja serbe nuk ka bërë asnjë koment konkret.

Më 6 shtator, pas një takimi në Prishtinë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, deklaroi se Serbia e ka tërhequr letrën e kryeministres së atëhershme, Ana Bërnabiq.

Nëpërmjet kësaj letre, dërguar në Bruksel në dhjetorin e vitit 2023, Serbia shprehu rezerva për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe për Aneksin e zbatimit të saj, që BE-ja i sheh si marrëveshje historike në procesin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Por, pas takimeve me Lajçakun, Bislimi tha më 17 shtator se e ka kuptuar që letra, në të vërtetë, s’është tërhequr.

“Ajo që ka dashur ai të thotë në Prishtinë është se, po punohet me Serbinë që letra të tërhiqet. Letra nuk është tërhequr dhe as nuk ka kërkesë për tërheqjen e saj nga ana e Serbisë ende”,deklaroi Bislimi.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për REL se Brukseli nuk i komenton deklaratat e asnjërës palë, duke shtuar se është Serbia ajo që duhet të pyetet lidhur me veprimet e saj.

“Ne presim që palët më në fund të përqendrohen te zbatimi [i Marrëveshjes] dhe të mos humbin kohë në taktika devijuese”, tha Stano.

Burime të REL-it në BE thanë se askush në Bruksel nuk ka deklaruar se letra është tërhequr, përveç Lajçakut. Stano më herët kishte deklaruar se nuk kishte çfarë t’i shtonte asaj që kishte thënë Lajçak në kryeqytetin kosovar.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, as nuk ka mohuar, e as pohuar se shteti i tij e ka tërhequr këtë letër.

Rëndësia e letrës

Toby Vogel nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel tha se letra e Bërnabiqit gjithmonë ka qenë “pak e mistershme”.

Ai vlerësoi se edhe dërgimi i saj ishte i pazakontë, pasi Bërnabiq ia dorëzoi atë një zyrtari të nivelit të mesëm të Shërbimit për Veprim të Jashtëm të BE-së, gjë që, sipas tij, është edhe shkelje e protokollit.

“Duke pasur parasysh faktin se BE-ja atëbotë nuk njoftoi për këtë letër, është jashtëzakonisht e pazakonshme që tani të njoftojë për tërheqjen e saj”, vlerësoi Vogel.

Sipas tij, njoftimi për një tërheqje të tillë do të duhej të bëhej nga Qeveria e Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img