Manchester United është në hall të madh në këtë fillim sezon.
‘Djajtë e Kuq’, jo vetëm që janë në krizë për rezultate, ata janë duke vuajtur edhe për raportet e mira brenda skuadrës.
Manchester United ka një frikë të madhe për afatin e janarit, pasi e dinë që shumë lehtë mund të refuzohen nga lojtarët, përcjell “lajmi.net”.
Situata aktuale në klub nuk i favorizon edhe shumë ata, pasi lojtarët që do i kërkojnë, do të refuzojnë të transferohen në një ambient tejet të tensionuar.